Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Pejën, Gazmend Muhaxheri, sipas exit-pollit të Klan Kosovës del të jetë i pakonkurrencë duke fituar një rezultat prej 49.8 për qind.
Muhaxheri pasohet nga Fatmir Gashi i AAK-së me 25 për qind, derisa në vend të tretë del të jetë kandidati i Vetëvendosjes, Bashkim Nurboja, me 11,5 për qind.
Sabiha Shala e PDK-së, sipas këtij exit-polli, ka marrë vetëm 11.0 për qind dhe krejt në fund renditet Sali Kelmendi nga Nisma me 2,3 për qind.