Gecaj e quan Molliqajn tellall të Sputnikut në Kosovë

Sakte.net / e Enjte 29 Shtator 2016 / 10:24

Zyrtari i lartë i LDK-së dhe zëvendësministrit i MAPL-së Barjam Gecaj, në një postim të vetin në Facebook ka reaguar ndaj një interviste të sekretarit të Vetëvendosjes Dardan Molliqaj në të cilën ai ka thënë se koalicioni LDK- PDK është arritur në Rashkë e që Molliqaj beson që atje të ketë qenë atje, transmeton Koha.net.

Gecaj ka shkruar:

Tellalli i Sputnikut në Kosovë Dardan Molliqaj paska thënë mbrëmë në një intervistë televizive se marrëveshja e këtij koalicioni qeverisës është arritur në Rashkë dhe se LDK e PDK kanë dërguar atje përfaqësuesit e tyre, ndërsa, edhe pse “nuk ishte i sigurt”, beson se nga ana e LDK-së prezent atje kishte qenë Bajram Gecaj, dhe se kjo tashmë na qenka informatë publike. Sa për kërshëri, ditë më parë edhe rusët, konkretisht agjencia ‘Sputnik’, dolën me një gënjeshtër pothuajse të njëjtë, duke thënë se unë do ta udhëheq delegacionin e Kosovës në takim Rama-Vuçiq në Nish.

Marrëveshja e koalicionit është arritur në Prishtinë dhe për këtë ekzistojnë prova të prekshme me bollëk, duke përfshire edhe xhirimet e kamerave. Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në Rashkë, por nëse këtë do të ma kërkon vendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, jam në gjendje të udhëtoi në Rashkë, Beograd, Bruksel, Berlin, Londër, Uashington, apo kudo tjetër, sepse nuk kam asnjë ngarkesë personale apo familjare dhe asnjë brejtje të ndërgjegjes për atë që kam bërë unë apo familja ime për komb dhe për shtet. Por thuhet se disa individë nisen nga vetvetja kur gjykojnë tjerët, dhe kjo sigurisht se po ndodhë edhe në rastin e Dardan Molliqajt.

Në një mënyrë do të ishte lëvdatë po ta quaja këtë axhami-delikuent njeri marksist-leninist, revolucionar, anarkist, brigadier të kuq, apo me cilindo term i cili në brendi e tij do të përbënte ndonjë element të këtyre ideologjive. Pra, disi më duket se do ta privilegjoja po ta krahasoja me Enver Hoxhen, Che Guevaren, Mikhail Bakuninin, Vasily Qapajevin apo me Mario Morettin. Edhe pse në karakterin e tij ka elemente të të gjithë këtyre individëve dhe veprimeve të tyre, Dardan Molliqajt vërtetë është vetëm një rrugaç i thjeshtë, i cili bashkë me hijena të tjera sulmon qytetarë dhe nxjerrë ata nga veturat e tyre duke ua shkatërruar të njëjtat në mënyrë rrugaqeske.

Duket se ëndrra më e madhe e tij, krahasuar me psikopatët e lartpërmendur, është që një ditë të arrijë të ngrehë individë zvarrë rrugëve të Prishtinës.Koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme