Gecaj: Ernest Luma sejmen i kujt je ti !

Këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratës së redaktorit të RTK-së, Ernest Luma, i cili Mustafën e kishte quajtur vorr.

Në një shënim në Facebook, Gecaj pyet Lumën se sejmen i kujt është.

Shënimi i plote:

SEJMEN I KUJT JE TI ERNEST LUMA

Deklaratave të çmenduara e konspirative të ditëve të fundit, shumë prej të cilave edhe të natyrës fantastiko-shkencore, ju ka bashkuar edhe një redaktor i televizionit tonë publik. Ai duket të ketë harruar se televizioni për te cilin punon duhet të përfaqësoi publikun e gjerë, ndërsa Kryeministri Mustafa përfaqëson koalicionin e gjërë qeverisës i cili është përfaqësues legjitim (i zgjedhur) i shumicës së popullatës kosovare. Mosrespektimi dhe ofendimi i Kryeministrit rrjedhimisht nënkupton edhe mosrespektim dhe ofendimin e të gjithë atyre qytetarëve të cilët votuan për secilin pjesëtar të koalicionit qeverisës, si dhe institucionet kryesore të këtij vendi.Prandaj, nëse pretendojnë të jenë të paanshëm dhe politikisht neutral, RTK duhet menjëherë të përjashtoi nga radhët e veta këtë infiltrues në shoqërinë gazetareske. Nuk mund të krijojmë shoqëri me “dy kute”. Të “çmendeni” me reagime nëse ofendohet një gazetar apo një pjesëtar i shoqërisë civile, ndërsa po të njëjtët të heshtin dhe të fusin “veshët në lesh” kur këta të fundit pa kurrfarë takti dhe në mënyrën më primitive sulmojnë krerët e vendit.Heshtjen e këtyre të fundit natyrisht që e plotësuan këshilltarët e kryeministrit, të cilët ky i ashtuquajtur gazetar pastaj me mentalitet të njëjtë agresiv i etiketon si “sejmenë të Isës”, dhe prapë, nga aspekti gazetaresk, posaçërisht të institucionit publik, shkelë në “dërrasën e kalbur” dhe as që brengoset hiç për këtë.Pasi që verimet tuaja definitivisht hedhin në lloç objektivitetin tënd gazetaresk, tani ti, Ernest Luma, duhet të na tregosh se “sejmen” i kujt je ti: i ndonjërës parti opozitare, i ish partisë tënde AAK-së, i “koftëlargut”, apo ndoshta ende funksionon me mendësinë e ndonjë shërbimi “inteligjent”, sepse edhe ish bashkëpartiakët tuaj kishin dikur dyshime të tilla. Radhën për të vepruar tani e kanë strukturat udhëheqëse të RTK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme