Për të ndaluar Malin e Zi të jetë pjesë e NATO-së, duket se kishte një komplot vdekjeprurës të përgatitur nga Rusia. E ky komplot ka një histori të plotë të pabesueshme, thuhet në një artikull të publikuar në prestigjiozen britanike ‘’The Telegraph’’.
Por duke iu referuar një ngjarjeje të tillë, është zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ai që ka reaguar duke thënë se Kosova duhet me çdo kusht të mos çalojë por të eci sigurt rrugës drejt integrimeve euro-atlantike.
Sipas Gecajt, nuk duhet të lejojë askush që opozitarizmi të shndërroi dikë në mjete ruse.
Këto komente Gecaj i bëri në një status të publikuar në rrjetin social facebook, teksa shtoi se assesi nuk duhet të përmbyset ajo që është arritur me aq shumë mund deri më sot.
Postimi i plotë i Gecajt:
”MOS TË LEJOJMË QË OPOZITARIZMI TË NA SHNDËRROI NË MJETE RUSE
Në konstelacionet e reja dhe mjaft të komplikuara të gërshetimeve të interesave globale, Kosova duhet me çdo kusht mos të çaloi dhe mos të ketë çfarëdo hezitimesh, por të eci sigurt rrugës tanimë të trasuar mirë drejt integrimeve euro-atlantike.