Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“Është fatkeqësi brengosëse kur doktorantët e aktivistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) në analizat e tyre përfundojnë, duke krahasuar, përkthyer dhe përshtatur deklaratat e Marko Gjuriqit. Ndryshe si të shpjegohet nonsensi i “trishtimit” të këtyre aktivistëve…si “profesionistë” ata do të duhej ta dinin se nuk ka kod ndërkombëtar për thirrje lokale.

E di se LAV-istave do t’u shtrenjtohen thirrjet në Serbi, por ne tani po mundohemi t’ua lehtësojmë edhe këtë përmes marrëveshjes roming, marrëveshje të cilën e kemi edhe me shumë shtete tjera”.