Gent Progni denoncon skemën e korrupsionit me patentat: Krijuan një mekanizëm që duhet të luftonte fenomenin, por e centralizuan atë! Dosjen do e çojmë në SPAK

Aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni deklaroi se do të dorëzojnë në SPAK një dosje që, sipas tij, denoncon korrupsionin në marrjen e lejeve të drejtimit. Në protestë, eksperti i IT-së denoncoi se DPSHTRR, në kohën kur drejtohej nga Blendi Gonxhe, ndërtoi një mekanizëm të ri në procesin e marrjes së patentave, e cila krijoi mënyra më të sofistikuara për të kryer korrupsion dhe marrë para kursantëve që aplikonin.

Sipas tij, kjo ndodhi në një kohë kur SPAK po vëzhgonte. Ai thotë se nga kjo skemë prekej edhe kursanti i ndershëm dhe paralajmëron se dosjen me dokumentet përkatëse do ta dorëzojë në SPAK.

“Me mekanizmin e ri problemi zgjidhej ndryshe, paratë nuk kishin pse të ndiqnin më të njëjtën rrugë të rrezikshme dhe çmimi dyfishohej. Nga rreth 35 mijë lekë të reja që merrte autoshkolla, pjesa e lidhur me kursin shkonte rreth 70 mijë lekë. Sipas materialeve që do të dorëzojmë në SPAK, mekanizmi parashikonte që një pjesë prej rreth 20 mijë lekësh të reja të kursantit do të mblidhej përmes strukturës së autoshkollave dhe këtu shifra bëhet marramendëse. “, tha ai.

Pjesë nga fjala e Prognit:

“Do t’iu zbërthej një mekanizëm se si këta vjedhin. Do t’iu tregoj me emra dhe dokumente se si një mekanizëm që duhet të luftonte korrupsionin, përfundoi duke krijuar kushte për ta zhvendosur dhe centralizuar atë. Historia fillon në shkurt 2022. SPAK merr në monitorim kamerat e sallave ku kursantët zhvillonin provimet e patentave në drejtorinë e DPSHTRR. Rezultati ishte i menjëhershëm. Për dy javë skema e kalimit kundrejt ryshfetit bllokohej. Jepet urdhër të mos bëhet asnjë shkelje se kamerat po monitoroheshin nga SPAK. Kur të kishte kontroll real mekanizmi nuk funksiononin si më parë.Në atë kohë në krye të DPSHTRR ishte Blendi Gonxhja. Me 14 prill, del udhëzimi nr 9. Pika vendimtare është neni 11 i cili përdor për t’i dhënë DPSHTRR rolin e mekanizmin e tarifave të autoshkollave dhe më pas kemi aktmarrëveshje mes DPSHTRR, administratës tatimore dhe përfaqësuesve së autoshkollave, që synonte vendosjen e një kostoje minimale që e çonte patentën deri në 85 mijë lekë të reja. Skema e vjetër e ryshfetit kishte shumë rreziqe. Kursanti paguante autoshkollën. Për kalimin e teorisë kërkoheshin para shtesë, për praktikën përsëri para. Paratë kalonin nëpër disa duar dhe provimi zhvillohej në ambiente me kamera, figurë dhe zë. Në rastet e manipuluara, kursantet nuk e përfundonin testin. Pas përfundimit të monitorimit, ndërhyhej për ta nxjerrë kalues. Kjo linte shumë gjurmë.

Me mekanizmin e ri problemi zgjidhej ndryshe, paratë nuk kishin pse të ndiqnin më të njëjtën rrugë të rrezikshme dhe çmimi dyfishohej. Nga rreth 35 mijë lekë të reja që merrte autoshkolla, pjesa e lidhur me kursin shkonte rreth 70 mijë lekë. Sipas materialeve që do të dorëzojmë në SPAK, mekanizmi parashikonte që një pjesë prej rreth 20 mijë lekësh të reja të kursantit do të mblidhej përmes strukturës së autoshkollave dhe këtu shifra bëhet marramendëse. Gonxhja ka folur publikisht për rreth 120 mijë kursantë në vit. Po i ulim në 80 mijë. 80 mijë shumëzuar me 20 mijë lekë janë 1.6 miliardë lekë të reja në vit. Kjo nuk prekte vetëm ata që kërkonin ata që kërkonin ta merrnin patentën me lekë, por edhe kursanti i ndershëm. Në mars 2023, autoriteti i konkurrencës e rrëzoi marrëveshjen për tarifat minimale, por kjo nuk e ndaloi ta anulonin këtë lëvizje dhe sot është akoma në fuqi.

Prandaj, kjo dosje nuk është thjesht për korrupsionin te patentat. Është për të kuptuar si u ndërtua mekanizmi, kush e projektoi, kush duhej të mblidhte paratë, kush përfitonte dhe ku do të përfundonin ato. Sepse kur, pas monitorimit të SPAK-ut, një skemë ndryshon mënyrën se si funksionon, drejtësia nuk duhet të shohë vetëm sallën ku jepen provimet. Duhet të ndjekë sistemin, duhet të ndjekë njerëzit që e ndërtuan dhe, mbi të gjitha, duhet të ndjekë paratë. Prandaj i bëjmë thirrje SPAK-ut, që s’ka pushime. Po presim dhe po presim gjatë. Ndiq paratë. Ka Blendi Gonxhja dhe ka një hall që komenton kaq shumë kundër protestës në rrjetet sociale. Dorëhiqu! Dorëhiqu! Dorëhiqu!

The post Gent Progni denoncon skemën e korrupsionit me patentat: Krijuan një mekanizëm që duhet të luftonte fenomenin, por e centralizuan atë! Dosjen do e çojmë në SPAK appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme