Genta Ismajli takon Edi Ramën, e falënderon për mbështetje

Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli këto ditë po qëndron për vizitë në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Genta ka takuar kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka realizuar edhe një fotografi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Genta thotë se gjatë takimit e ka falënderuar kryeministrin Rama për mbështetjen dhe sinqeritetin e tij.

“I shprehim mirënjohjen tonë kryeministrit Edi Rama. Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe sinqeritetin e tij. I urojmë suksese të vazhdueshme dhe rrugëtimi i tij qoftë gjithmonë i begatë”, ka shkruar këngëtarja Ismajli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme