Genta Ismajli, është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.
Ajo qysh në fillimet e saj ra në sy për stilin dhe mënyrën e kërcimit që bënte në paraqitjet e saj, shkruan ORAinfo.
Këngëtarja gjilanase pati një shkëputje nga ekrani, pasi njohu dashurinë e saj, biznesmenin turk, Ustah.
E muaj më parë çifti në fjalë janë bërë prindër të binjakëve, një vajze dhe një djali.
Genta, ka lënë profesionin anash dhe i është përkushtuar dy fëmijëve të saj.
Ndërsa se fundmi ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet në shoqëri të dy binjakëve të saj.
Kaq e lumtur po duket Genta pranë dy vogëlushëve të saj. /ORAinfo/