Rryma më e lirë është vetëm një hap drejt produkteve më të lira të bukës, thotë nënkryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Georgievski, në emisionin “Magazina Ekonomike”.
“Ky është një hap, ku dhjetë për qind duhet të stabilizohen dhe të ulin çmimet e bukës dhe të atyre produkteve ushqimore që janë baza e konsumatorëve. Hapat më të vështirë janë çmimi i lartë i lëndëve të para që marrin pjesë në prodhimin e atyre produkteve bazë. Duhet të ndikojmë në ato gjëra dhe atëherë do të kemi kushte më serioze për ulje më të madhe të çmimeve të produkteve”, tha Georgievski./ Alsat.mk