Sonte në Programi 200, në Alsat M, të udhëhequr nga Nazim Rashidi, temë diskutimi ishte energjia e rinovueshme. Për të folur për këtë temë të ftuar ishin: Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër dhe Dragan Minovski, profesor universitar. I pyetur për atë se shumë shpesh kemi dëgjuar për diçka inovative në lidhje me energjinë, kryetari i komunës Goran Gerasimovski tha se Komuna Qendër pas fillimit të krizës ashtu edhe si gjithë komunat tjera në vend, filluan me politikat për kursimin e energjisë elektrike dhe përdërimin e fotovolltaikëve. Prandaj kanë paraparë formimin e Ndërmarrjeve Publike për prodhim dhe shitje të rrymës. “Shpesh për vetë temën folëm edhe në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, aty unë jam edhe pjesë e Këshillit Drejtue. Kemi ngritur disa nisma, me qëllim që ta shohim mundësinë e formimit të Ndërmarrjeve Publike, për prodhim dhe shitje të rrymës, që do të shotë, si ti formojmë ne si komunë etj. U formua një komision në BNjVL, ku disa muaj kishim takime me më shumë institucione, KRrE-ja, MEPSO, EVN, etj; Regjistrin Qendror, të shohim si mund ti regjistrojmë ato ndërmarrje publike”, tha Goran Gerakimovski, kryetar i Komunës Qendër. Ai theksoi rëndësinë e këtij projekti duke shtuar se duhet shihet se sa hapsira të çative kanë në dispozicion, pra të gjitha shkollat dhe çerdhet që janë në pronësi të komunës, e pastaj të shihet se sa do të mund të vendosen dhe sa do të kushtojnë këto fotovoltaikë./Alsat.mk
The post Gerasimovski: Komuna Qendër do të vendosë fotovoltaikë appeared first on Alsat.