Gërvalla takohet me zëvendëskancelarin gjerman: Është e rëndësishme ndërmarrja e veprimeve për stabilitet në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të punimeve në konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar me zëvendëskancelarin gjerman Robert Habeck.

Ministrja Gërvalla, përmes një postimi në platformën “X”, ka bërë të ditur se me zyrtarin e lartë gjerman kanë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.

“Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck në margjinat e MSC2024, shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe theksuam rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Gërvalla.

 

Gjatë ditës së djeshme, Gërvalla takoi edhe homologët nga Kroacia, Portugalia dhe Lihtenshtajni të cilët i informoi për “sigurinë në Kosovë dhe tendencat destabilizuese të Serbisë”.

“Gjatë këtyre takimeve, Ministrja Gërvalla i njoftoi homologët e saj rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë sigurinë dhe tendencat destabilizuese të Serbisë, të cilat e rrezikojnë hapur sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë”, u tha në njoftimin e MPJD-së./Reporteri.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme