Ana e Getinjo bëhen bashkë, sjellin së shpejti super hitin
“Je e vetmja dashuri” titullohet kënga e cila erdhi gjatë qëndrimit në “BBVK” nga dy super talentët, Getinjo e Ana Kabashi.
Pas daljes nga ky format, dyshja kanë bashkuar forcat për ta risjellur këtë këngë e cila po pëlqehet në masë të madhe.
Më një imazh të postuar në “Instastory” nga Getinjo shihet se ata i janë “përveshur” punës dhe hiti pritet të publikohet së shpejti.
“Je e vetmja dashuri”, pritet të lansohet këtë të premte.
Këtë e ka paralajmëruar Getinjo i cili ka publikuar një foto në krahët e Ana Kabashit.
Kaq në disponim të mirë po shfaqen ata pranë njëri-tjetrit. /ORAinfo/