Getoar Selimi shfaqet me veshje tradicionale të Rugovës në klipin e ri

Ghetto Geasy ka publikuar këngën e tij më të re me titull ”Unë”, një projekt që vjen si pjesë e albumit të tij më të ri.

Kënga e zhanrit hip-hop, që mban vulën karakteristike të stilit të Getoarit, këtë herë është shoqëruar me një videoklip që ka marrë vëmendje të veçantë në rrjetet sociale dhe mediat muzikore.

Arsyeja? Getoari vjen ndryshe nga çdo paraqitje e mëhershme. Në videoklip, ai shfaqet i veshur me tirqi dhe veshje tradicionale shqiptare, duke i dhënë kështu klipit një identitet të fuqishëm kombëtar.

Pamjet e klipit, ngjyrat, ambientet dhe veshjet sjellin në mendje traditat e Rugovës, krahinë me të cilën duket se Getoari ka vendosur të lidhë vizualisht këtë projekt muzikor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme