Elmi Berisha, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i ka përcjellë një mesazh presidentit të Republikës, Bajram Begaj ku dërgon urimet për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në letrën e tij, Berisha thekson ndër të tjera roli që Vatra dhe Amerika kanë luajtur në ndërgjegjësimin kombëtar që çoi në arritjen e pavarësisë.
Formimi i VATRES – shprehet Elmi Berisha- vërtet i parapriu shpalljes se pavarësisë ‘por VATRA i takon historisë sonë aq sa edhe te ardhmes sonë te përbashkët’.
“VATRA është shoqata më e vjetër e shqiptarëve sot në Amerikë dhe në mbarë botën. Ajo është krenare për rrugën e saj dhe e ndërgjegjshme për misionin e saj fisnik për të ardhmen”- shprehet ai teksa thekson se kjo shoqatë do të jetë gjithmonë pjesë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.
Mesazhi:
I nderuar Presidenti Begaj,
Te nderuar përfaqësues te qeverise, ambasadore, bashkatdhetarë, motra e vëllezër,
Kam nderin dhe privilegjin t’ju dërgoj urimet e mia dhe te gjithë Federatës PanShqiptare te Amerikës VATRA për ditën e Pavarësisë se Shqipërisë. Pak dite me pare VATRA e festoi 112 vjetorin e krijimit te Shqipërisë. Me atë rast urimet vinin nga Shqipëria drejt Amerikës, ashtu siç vijnë sot përgëzimet nga Amerika ne Shqipëri.
Dhe nuk ka si te jete ndryshe. Vatranet nga Amerika dhe atdhetaret ane e mbanë punuan për ndërgjegjësimin kombëtar qe çoi ne arritjen e pavarësisë. Si pasardhësit e tyre, ne sot çmojmë jo vetëm ëndrrën e tyre për liri por edhe vizionin e largpamësinë e tyre.
VATRA vërtet u formua ne Amerike por ajo është gjithmonë pjese e Shqipërisë dhe e shqiptareve. Formimi i VATRES vërtet i parapriu shpalljes se pavarësisë por VATRA i takon historisë sonë aq sa edhe te ardhmes sonë te përbashkët.
VATRA është shoqata me e vjetër e shqiptareve sot ne Amerike dhe ne mbare boten. Ajo është krenare për rrugën e saj dhe e bindur dhe e ndërgjegjshme për misionin e saj fisnik për te ardhmen.
I nderuar President Begaj, Me përulje përpara atyre qe e bene te mundur pavarësinë dhe vetëdijshme per përgjegjësinë ndaj atyre qe do te vijne pas nesh, ju uroj:
Gëzuar 112 vjetorin e Pavarësisë!
Zoti e Bekoftë Shqipërinë!
Zoti e Bekoftë Amerikën!