Euro Ambasadori Dejvid Gir deklaroi sot se procesi i skriningut duhet të shkoj paralelisht me reformat dhe se në zbatimin e tyre duhet të kyçen të gjithë, pa përjashtim, përfshi dhe opozitën.
“Procesi i skriningut duhet të shkoj paralelisht me procesin e reformave. Kjo nuk është vetëm punë e qeverisë, por e të gjithëve, qeverisë, opozitës, pushtetit lokal, biznesi dhe qytetarët e thjeshtë”, tha Gir.