Gjakova shënoi 50-vjetorin e Shkollës së Lartë Pedagogjike

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kërkoi që të krijohen kushte sa më adekuate për arsim, në mënyrë që të kemi një rini konkurruese.

Sipas tij të gjithë ata që merren me arsim duhet të krijojnë kushte që rinia jonë të jetë konkurrente me të rinjtë evropian.

“Të gjithë ne që merremi me arsim duhet ta kemi parasysh se i kemi gjithsesi dy synime kryesore, ta edukojmë rininë tonë, rini e cila duhet të jetë tani konkurrente me të rinjtë tjerë të Evropës, por gjithsesi mbetet me po aq rëndësi që ta kemi edhe një detyrë tjetër patriotike e cila ndryshon nga e kaluara sepse tani e kemi shtetin, por detyra patriotike është që ta zhvillojmë shtetin”, tha ai.

Përfaqësuesi nga Komuna e Gjakovës, Ramadan Hoti u shpreh se nga Shkolla e Lartë Pedagogjike dhe Universiteti “Fehmi Agani dëshirojnë që jenë përçues të dijës dhe shkencës.

“Ne dëshirojmë që universiteti i sotëm publik të jetë përçues i dijes dhe shkencës, duke u bazuar në potenciale që disponojmë. Ne jemi të bindur se ky institucion i lartë arsimor e justifikon statusin e universitetit publik”, tha ai.

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Shaban Buza tha se rinia kosovare ka arritur që përkundër politikës shtypëse të kohës kundër arsimit shqiptar, të shkollohet me qëllim të zhvillimit të vendit.

Ai tha se Universiteti i Gjakovës mbështetet në përparësi krahasuese, me qëllim të krijimit të kuadrove cilësore për arsim përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënëseve.

“Universiteti i Gjakovës mbështetet në përparësitë krahasuese që i ka si qendër e edukimit të studentëve në këtë zonë të Kosovës, që të jenë të zot, të udhëheqin në ruajtjen e shëndetit, në krijimin e kuadrove për cilësi në arsim përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënëseve, të zhvillojnë vlerat kulturore dhe artistike të rajonit por edhe më gjerë”, tha ai.

Në këtë ceremoni kanë diplomuar edhe 220 studentë të Universitetit “Fehmi Agani”, si dhe 60 studentë përfituan bursa.

Ndryshe, SHLP ishte institucioni i parë në Kosovë ku u zhvillua mësimi në gjuhën shqipe dhe ku vijuan studimet të rinjtë nga të gjitha trevat shqiptare. Sot ky institucion ka 3.300 studentë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme