Gjakovarët të pakënaqur me qeverisjen katërvjeçare të kryetares Kusari – Lila

Ndonëse është njëra ndër komunat që ka realizuar më së shumti premtime, qytetarët e Gjakovës nuk janë të kënaqur me qeverisjen 4 -vjeçare të kryetares Mimoza Kusari-Lila, raporton KTV.

Ata thonë që në këtë qytet nuk është investuar asgjë, sidomos nëpër fshatra.

Si në çdo komunë tjetër, edhe në Gjakovë, problem mbetet trajtimi i ujërave të zeza, si dhe mungesa e rrjetit të ujësjellësit, pavarësisht mbështetjes që kanë marrë nga donatorë të ndryshëm.

Sfidë për këtë komunë mbetet edhe më tej zhvillimi ekonomik, aktivizimi i zonës industriale dhe aeroporti i Gjakovës.

Por sipas Kusarit, kjo e fundit ka mbetur peng i vendimit të Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme