Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka raportuar për një kanosje në qytetin e Gjakovës.
I dyshuari në gjendje të dehur ka kërcënuar djalin dhe gruan se do t’i vras.
“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi qe i njëjti nën ndikim të alkoolit i ka kanosur bashkëshorten e tij dhe djalin se do ti vras. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë AK 47 dhe 72 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.