Një ngjarje e rëndë tronditi Gjakovën në orët e para të së hënës.
Të shtëna me armë u dëgjuan në lokalin “My Place”, ku një person pësoi fatalisht.
Këtij të fundit, Gjykata e Gjakovës i ka caktuar masën prej një muaji paraburgim, teksa lokali ku ndodhi incidenti vazhdon të jetë i mbyllur.
Nga ana tjetër, Prokuroria ka shpjeguar në detaje se si ka ndodhur rasti.
“Në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë me të dëmtuarin E. M., dhe persona të tjerë, në vendin e ngjarjes respektivisht në lokalin e lartcekur shkon tani i ndjeri dhe pas një mosmarrëveshje i pandehuri me armën e tij pistoletë e llojit TT, ka shtënë disa herë në drejtim tani të ndjerit R. B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, i njëjti ndërron jetë në afërsi të vendit të ngjarjes. Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë i pandehuri rrezikon jetën e personave të tjerë, ku i dëmtuari E. M., pëson lëndime trupore dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.



