Gjarprin me dy koka që e gjeti në oborr, vendosi ta mbante si kafshë shtëpiake (Video)

Derisa shumë njerëz frikësohen prej gjarpërinjve, të tjerë do tmerroheshin vetëm të dëgjonin për ndonjë gjarpër me dy koka.

Pikërisht një të tillë, që e kishte gjetur në oborr, Tanee Janusz nga Louisiana e Shteteve të Bashkuara, ka vendosur ta mbajë si kafshë shtëpiake, transmeton Telegrafi.

Nëna e tre fëmijëve, e ushqen dhe kujdeset për File dhe Gumbo, të cilët ‘kanë personalitete krejt të ndryshme, por që ndajnë të njëjtin trup’.

“Nuk janë aspak të njëjtë dhe më bëjnë presion, ndërsa mendoja se janë shumë më të shoqërueshëm. Megjithatë i dua shumë”, ka thënë Janusz.

Si pasojë një deformimi gjenetik – që ndodhë kur embrionet nuk ndahen si duhet – kafsha i ka dy koka me nga një tru, por ndan të njëjtin sistem të frymëmarrjes dhe tretjes, në trupin e përbashkët.

https://www.youtube.com/watch?v=6pXg8XZYWgY

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme