Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Vushtrri për vjedhje të rënda në këtë qytet.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar gjësende të ndryshme, të cilat pas përfundimit të procedurave do t’ju kthehen pronarëve.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
© KOHA.