Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen pas një sërë spekulimesh publike për numrin e saktë të viktimave.
59 persona humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Një ditë më vonë ka vdekur edhe një shofer i ambulancës nga Koçani, i cili kishte udhëtuar disa herë në linjën Koçan-Shkup në përpjekje për të shpëtuar jetë.
“Po ju dërgoj një listë me moshën dhe numrin e personave të vdekur që është dorëzuar në Prokurorinë Publike nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Raportet nga autopsitë e kryera janë duke u përgatitur dhe do t’i dërgohen prokurorisë”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.
Viktimat janë të moshës: 16 vjeç: 3 persona, 17 vjeç: 3 persona, 18 vjeç: 4 persona, 19 vjeç: 1 person, 20 vjeç: 2 persona, 21 vjeç: 6 persona, 23 vjeç: 2 persona, 24 vjeç: 7 persona, 25 vjeç: tre persona, 26 vjeç: 7 persona, 27 vjeç: 2 persona, 29 vjeç: 1 person, 30 vjeç: 3 persona, 31 vjeç: 2 persona, 32 vjeç: 1 person, 33 vjeç: 1 person, 36 vjeç: 4 persona, 38 vjeç: 2 persona, 43 vjeç: 1 person, 44 vjeç: 2 persona, 47 vjeç: 1 person, 48 vjeç: 1 person.