I qetë dhe pa pendesë për atë që i bëri babait të tij, 37- vjeçari, Mariglen Muhametaj është paraqitur dje në Gjykatën e Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë.
“Ajo që u bë, u bë”, ka deklaruar ai para togave të zeza, duke pranuar krimin dhe duke mos shprehur pendesë për të. Gjykata ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “Arrest me burg” për të riun, cili mbrëmjen e 25 gushtit vrau në mënyrë makabre babanë e tij të moshuar.
Ky ka shërbyer si shkak që i biri ta qëllonte me një copë betoni në pjesën e kokës dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Këtë version ai ka dhënë në Polici, duke u treguar i qetë. I riu po trajtohej për probleme të shëndetit mendor, por prej disa muajsh nuk i kishte marrë dot ilaçet, shkruan Panorama.
Fqinjët e familjes Muhametaj në fshatin Greshicë të Mallakastrës, thanë se 37-vjeçari e kishte goditur me pllakë betoni babanë e tij në momentin kur ai po lante këmbët në oborr. Ndërsa deklaron se nuk dinë të kishin pasur ndonjë konflikt, ata pranojnë të gjithë se i riu kishte probleme të shëndetit, të cilat i ishin shfaqur pas kthimit nga Greqia. Për këtë arsye, ai merrte mjekime.
“Ja atje ishim tani. Është bërë hataja, ai s’ishte mirë nga mendja”, tha një prej banorëve, i cili shtoi: “E qëlloi me pllakë betoni në kokë”. I pyetur nëse kanë pasur ndonjë konflikt, banori tha se nuk e dinte. “I ati kishte shkuar jashtë të lante këmbët dhe pa shkak ai ka shkuar dhe e ka qëlluar me pllakë betoni në kokë. I ati vdiq në vend. Çuni iku pas ngjarjes, u gjet andej nga Fratari lart. Ai ashtu ka qenë. Me neve mirë sillej, nuk tregohej agresiv”, thotë një tjetër banor.
© SYRI.net