Gjenden dy personat që u paraqitën të zhdukur në “Titov Vërv”

Janë gjetur dy personat e paraqitur si të zhdukur një natë më parë gjatë ngjitjes në “Titov Vërv”. Sipas informacioneve të para mësohet se njëri prej tyre është nga Kumanova (F.N. 23vjeç) banues në Belgjikë dhe tjetri shtetas belg me prejardhje nga Algjeria. Ky i fundit është gjetur pa shenja jete, derisa 23 vjeçari me prejardhje nga Kumanova është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me ca lëndime të lehta trupore, shkruan Alsat.

Sipas versionit të QMK-së deri te zhdukja ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes në një humnerë në Malin Sharr, rrugës për destinacionin “Titov Vërv”./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme