Gjenden të vdekur/ Rreth 10 persona të pajetë brenda 2 muajve të parë të 2022-it në vend. Çfarë po ndodh më shqiptarët?

Një bilanc aspak pozitiv është vënë re në vendin tonë gjatë ketyre 2 muajve të parë të vitit 2022. Rreth 10 persona janë gjetur të pajetë në zona të ndryshme të vendit. Një detaj që vihet re pothuajse në të gjitha rastet e gjetjeve të viktimave është fakti se personat janë denoncuar të zhdukur nga familjarët apo njerëz të tjerë të afërm.


Trupi i parë i pajetë është gjetur sapo viti i ri kishte nisur, më datë 6 janar. Pak kohë pasi u raportua i zhdukur nga bashkëshortja e tij, një 55 vjeçar u gjet i pajetë në  fshatin Brataj në Vlorë.

Në lidhje me ngjarjen, Policia zbuloi që bashkëshortja e viktimës kishte denoncuar se me datë 3 janar, ai ishte larguar nga banesa shtetasi. Më pas, u zbulua se N. A. është gjetur i vetëvarur në një fshat aty pranë. Autoritetet kishin dyshime se viktima vuante nga depresioni.

“Më datë 06.01.2022, në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ”24 Maji””, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.

Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur”, thuhej në njoftimin e policisë.

E zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, trupi i pajetë i një gruaje në Kuçovë

Trupi i dytë u gjet në fshatin Kozare të Kuçovës. Ai i përkiste një gruaje të quajtur Fatime Suli, që njihej si person me probleme të shëndetit mendor dhe zihej e konfliktohej me të gjithë banorët e zonës.

Më vonë u zbulua se viktima në fjalë u vra nga fqinji i saj për shkak të një borxhi. Pas pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së pamjeve filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese përreth, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit Fetah Marra, 58-vjeç.

Në këtë rast, familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë. Pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Drogë dhe shkaqe natyralë. 2 trupa të pajetë gjenden brenda ditës

Më 30 janar, dy trupa të pajetë u gjetën përkatësisht në Fier dhe Lushjnë. Ai më i riu, vetëm 36 vjeç ishte shpallur në kërkim në datë 11 ditë më parë pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

Në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune (dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike)”, njoftoi policia në atë kohë.

Nga ana tjetër, në Lushnjë rreth orës 16:50, në afërsi të rotondos së fshatit Kolonjë, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete, pa shënja dhune, një 84 vjeçar.

Ky i fundit ishte banues në fshatin Rrapëz. Fillimisht, pati dyshime se vdekja mund t’i kishte ardhur për shkaqe natyrale, sipas Policisë së Shtetit.

Emigranti i ri gjendet i pajetë në rrugë në Tiranë

Mëngjesin e 3 shkurtit, në Tiranë është gjetur nga kalimtarët i pajetë në rrugë një shtetas i huaj. Policia informoi në atë kohë se viktima, rreth 30 vjeç u gjet në “Rrugën e Durrësit”, pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake, autoritetet nuk konstatuan shenja dhune dhe dyshohej se vdekja i pati ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 03.02.2022, në Rrugën e Durrësit, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar”, thuhej në njoftimin e policisë.

Trupi i peshkatarit gjendet në liqenin e Fierzës

Kufoma e një peshkatari të mbytur është gjetur në liqenin e Fierzës, në afërsi të fshatit Bushat të Kukësit më 5 shkurt. Ai ishte peshkatari nga Dibra Tofik Xhika, 50-vjeç i cili u zhduk më 26 dhjetor 2021.

Ishin vetë familjarët e viktimës, që e gjetën trupin e tij të pajetë, pasi prej një muaji shkonin duke kërkuar çdo ditë me varka në liqen. Pas gjetjes, trupi I te ndjerit u dërgua në morgun e spitalit të Tiranës.

Tiranë, një person gjendet i pajetë në rrugë

Personi tjetër i pajetë u gjet në kryeqytet pasditen e 11 shkurtit, në rrugën “Mustafa Lita”, në Tiranë. Dyshimet paraprake të uniformave blu ishin për ndërrim jete nga shkaqe natyrale, pasi nga eksaminimi paraprak, nuk u gjetën shenja dhune në trupin e viktimës.

Më datë 11.02.2022, në rrugën “Mustafa Lita”, në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot është shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes”, njoftoi policia në atë kohë.

I goditur me sëpatë në kokë, gjendet në banesë i pajetë 46-vjeçari

Më 19 shkurt 2022, 46-vjeçari Altin Alikaj u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë. Dyshimet e para ishin se ai ishte vrarë dhe se ishte goditur me sëpatë në kokë.

Burimet deklaruan gjatë atyre ditëve se autorët kishin ulur automatin e energjisë elektrike dhe se kishin helmuar edhe qentë e komshinjve për të mos bërë zhurmë.

Gjithashtu, dyshohej se 46-vjeçari ndodhej i vrarë në shtëpi prej disa ditësh. Ai njihej dhe si përdorues droge. Trupi i pajetë i Alikajt u gjet nga nëna e tij në lagjen 24 Maji, pasi ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh, që nga 11 Shkurti.

Policia e Vlorës njoftoi se trupi i pajetë i Alikajt u gjet nga nëna e tij në lagjen 24 Maji. 46-vjeçari ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh, që nga 11 Shkurti.

Lezhë, gjendet i pajetë një 62-vjeçar në kanal

Të shtunën është gjetur trupi i pajetë i një 62-vjeçari të identifikuar si Vasil Cekaj. Pas gjetjes, trupi është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës teksa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Nga informacionet paraprake, dyshohej se 62-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal e për pasojë ka gjetur vdekjen, ka raportuar Gazeta Shqiptare të shtunën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme