Policia ka njoftuar se dje rreth orës 13:20 është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar.
Rastin në polici e ka raportuar ankuesi i cili ka konfirmuar se në shtëpinë e tij është gjetur viktima pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe është duke u hetuar.