Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur të enjten në një shtëpi në rrugën” Gjergj Fishta” në Pejë.
“Ankuesi mashkull k-shqiptar ka raportuar se në shtëpinë e tij ka gjetur viktimën mashkull shtetas gjerman të shtrirë në tokë”, bën të ditur policia
Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.