Izet Gërxhaliu i cili ishte zhdukur para disa ditësh është gjendur i vdekur në Hallaq të Vogël të Lipjanit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Florije Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.
“Vdekja cilësohet si e dyshimtë”.
Rastin e kanë konfirmuar për Klan Kosovën edhe familja Gërxhaliu në Lipjan.
Gërxhaliu ka qenë punëtor i Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”, dhe ishte i zhdukur që prej datës 22 tetor.