Itali, 3 shqiptarë arratisen nga burgu i Romës

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Tre të dënuar shqiptarë janë arratisur këtë të enjte nga burgu i Rebibias, në Itali, duke përdorur çarçafët si litarë.

Ngjarja ka ndodhur mes orës 06:00 dhe 06:15. Në bazë të hetimeve të para, tre të arratisurit kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë së ndodhur në katin e parë, kanë arritur murin rrethues e më pas kanë zbritur prej tij përmes çarçafëve.

Të dënuarit ndodheshin në repartin G9 të burgut dhe përbëjnë rrezikshmëri të lartë. Sipas mediave lokale, ata janë shtetasit:

Tesi Basho, 35-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje;

Ilir Pere, 40-vjeç, i dënuar për tentativë vrasje deri në vitin 2041;

Mikel Hasanbelli, 38-vjeç, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni deri në vitin 2020.

Arratisjet e të dënuarve nga burgjet e Italisë janë shtuar në vitet e fundit, për shkak të mungesës së personelit. Lidhur me rastin e fundit autoritetet kanë nisur kërkimet, duke analizuar kamerat e mbikëqyrjes dhe duke ngritur postoblloqe në zona të ndryshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme