Gjendet një grua e vdekur në shtëpinë e saj në Çair

Një grua e moshës 57 vjeçare është gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj në lagjen Çair të Shkupit, në rrugën “Indira Gandi”. Është konstatuar se bëhet fjalë për 57 vjeçaren Z.S.

Trupi i saj i pajetë është dërguar në Siptalin e qytetit “8 Shtatori”. Pas bisedimeve të policisë me bashkëshortin dhe djalin e të ndjerës, është vërtetuar se ajo gjatë kohë ka pasur probleme psikike dh për këtë arsye është shëruar disa herë në Spitalin Psikiatrik, transmeton Gazeta Lajm.

Rreth orës 16 kur bashkëshorti është futur në objektin ndihmës afër shtëpisë, e ka gjetur Z.S. të varur me kabllo elektrike. Bashkë me djalin e vetë kanë arritur të zbresin dhe pasi mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen, e kanë marrë trupin e saj dhe e kanë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme