Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar afër objektit të komunës në Prishtinë

Një person i moshuar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të objektit të Komunës së Re në Prishtinë.

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe policia.

“Sot rreth orës 8 në rrugën “Vicianum” në Dragodan policia ka marrë informata që një person është i shtrirë në rrugë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi i emergjencës ka konstatuar se i njejti është  pa shenja jete. Bëhet fjalë për një të moshuar, 68 vjeç, mashkull”, tha Bajram Krasniqi nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës, për lajmi.net.

Krasniqi tha se policia po merret ende me rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme