Është gjetur pa shenja jete një shtetas turk në Podujevë, në shtëpinë ku jetonte.
Rasti është raportuar të dielën rreth orës 19:45.
“Viktima mashkull shtetas turk është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku jetonte. Njësitet policore, ekipi I mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur policia.
Njësitet policore, ekipi i mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.