Gjendja e rëndë me papastërtinë në Shkup është në fokus të fushatës parazgjedhore

Gazetar: Avni Tahiri

Shkupi tashmë prej kohësh po përballet me një krizë të thellë në menaxhimin e mbeturinave. Rrugët, lagjet, bregu i lumit Vardar dhe shumë hapësira të tjera publike shpeshherë janë të mbuluara me mbeturina e në disa vende janë krijuar edhe deponi të egra si pasojë e mos grumbullimit të rregullt nga shërbimet.

Në prag të zgjedhjeve lokale, tema kryesore e kandidatëve për kryetar të kryeqytetit është pikërisht papastërtia e Shkupit.

Por sipas qytetarëve, disa edhe të revoltuar, thonë se kandidatët për kryetar të Shkupit, duhet të adresojnë çështje më madhore e më të rëndësishme për të ardhmen e qytetit, si zhvillimi urban, apo realizimin e tramvajit për te lehtësuar trafikun e rënduar, apo papunësia dhe përmirësimi i infrastrukturës. Sipas tyre, pastrimi i qytetit është një detyrë bazike që duhet të përmbushet në mënyrë automatike nga institucionet dhe nuk duhet të shndërrohet në temë të një fushate zgjedhore.

“Prioritet i kandidatëve për kryetar është pastërtia e qytetit. Të gjithë mashtrojnë derisa të vijnë në mandat e më pas nuk mund t’i gjesh. Edhe në Prilep ngjashëm është, shumë i ndotur, rrugë të pa pastra. Çfarë pritni nga kryetarët? 30 vite vetëm presim, të gjithë mashtrojnë. Prandaj duhet vetëm nga një mandat, të sillet ligj, që nga kryetari i shtetit e deri tek drejtorët e shkollave, vetëm nga një mandat aspak më shumë”, tha një qytetar.

“Siç premtojnë nuk realizojnë, kjo shihet me vite, 30 vite maltretohen qytetarët e sidomos tani kohen e fundit papastërtia na mbyti për këto katër vite. Çfarë duhet të ndryshohet në të ardhmen? Duhet dikush nga jashtë të vije, kjo është zgjidhje e vetme, nuk ka tjetër zgjidhje, këto nuk janë të dobishme”, u shpreh një qytetar.

“Të gjithë ankohen për papastërtinë. Cili është komenti juaj? Unë ku jetoj në Gazi babë ndodhë që në dy apo tre ditë të mos i zbrazin kontejnerët por siç e dëgjoj popullin, ankohen të gjithë e unë nuk dal shumë, ja tani vetëm të bëj një pagesë për rrymën. Çfarë duhet të ofrojnë kryetaret? Nuk mund të them, shumë kryetar erdhën dhe sa do vijnë, të jemi shendosh e mirë”, shtoi një qytetar.

Kandidatja e LSDM-së për kryetare e Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova, ka bërë thirrje për siç thotë, një ndryshim drejt politikave që i vendosin nevojat e qytetarëve mbi kalkulimet partiake. Kandidati i VMRO DPMNE-së Orce Gjorgjievski nga ana tjetër thotë se do të përqendrohet në dy problemet më të mëdha me të cilat përballen banorët e Shkupit, në higjienën publike dhe funksionimin e transportit publik. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme