Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet alarmante. Në Elbasan, Krujë dhe në Mirditë gjendja është kaotike.
Gjatë ditës së sotme janë riaktivizuar disa vatra zjarri në zonën e Krujës.
Mësohet se së fundmi janë riaktivizuar zjarret në lagjen Zezë të Niklës, ku flakët po përpijnë sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh.
Ndërkohë që flakët po rrezikojnë edhe banesat aty pranë.
Për të fikur zjarrin janë nisur drejt vendngjarjes zjarrfikëse nga Kruja dhe Kamza./GSH