Rreth 20 deri 30 persona kanë protestuar në Dresden kundër dëbimit nga Gjermania të një familjeje kosovare.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë bllokimin e rrugës që protestuesit e kishin bërë në natën e të mërkurës, ka sqaruar një zëdhënës i policisë sot, shkruan tag24.de.
Ndaj dy protestuesve policia do të ushtrojë kallëzim penal pasi që ata gjatë përpjekjes së policisë për heqjen e bllokadës kishin ofruar rezistencë të ashpër ndaj tyre, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, policia njofton se nuk ka pasur të lënduar.
Protesta ishte bërë për të penguar dëbimin në Kosovë të një nëne me tetë fëmijët e vet.