Gjermania është e interesuar që Serbia ti bashkohet BE-së, por gjithashtu për të zgjidhur problemin e Kosovës, se Serbia nuk do të hyjë në BE me marrëdhënie të parregulluara me shqiptarët.Kësisoj tha profesori i Institutit të Studimeve Evropiane Slobodan Zeçeviq.“Gjermania është e interesuar që Serbia t
i bashkohet BE-së, por edhe të zgjidhë problemin e Kosovës, që Serbia të mos hyjë në BE me barrë, të ketë marrëdhënie të parregulluara me shqiptarët dhe ndoshta disa kufij të diskutueshëm”, tha Zeçeviq për RTS.
Këtë deklaratë profesori serb e bëri në prag të takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Davos të Zvicrës ku do të flitet për çështjen e Kosovës.