Gjermania lëshoi mijëra leje pune për rajonin dhe kosovarët

E mërkurë, 26 Tetor 2016 –  Sakte.net

Nga janari deri në shtator të këtij viti, Gjermania ka lëshuar 15.500 viza për emigrantët e punës nga Ballkani Perëndimor ose konkretisht nga: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia

 

Vitin e kaluar, azil në Gjermani kanë kërkuar 144 mijë persona nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, pothuaj pa asnjë shans për ta fituar atë. Kjo ishte një situatë shumë frustruese si për vetë njerëzit që kishin kërkuar azil, ashtu dhe për sistemin edhe ashtu të stërngarkuar gjerman të azilit. Në këtë situatë, qeveria federale pati një ide e cila doli të jetë një zgjidhje e mirë, shkruan “Die Welt”.

Nga janari deri në shtator të këtij viti, Gjermania ka lëshuar 15.500 viza për emigrantët e punës nga Ballkani Perëndimor ose konkretisht nga: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, transmeton “Albinfo.ch”. Ata kanë të drejtë që në kuadrin e programit për punëtorë të huaj që është futur brenda ligjit mbi shpejtimin e procedurave të azilit, paragrafit 26 të rregullores për punësimin e të huajve, të vijnë për të punuar në Gjermani. Si parakusht për këtë, ata duhet të sigurojnë një ofertë konkrete për punë ose për mësim zanati, për të cilën nuk ka shtetas të BE-së të interesuar. Veç kësaj, ata duhet që në dy vitet paraprake të mos kenë marrë ndihma të azilit. Ose, ata e kanë tërhequr kërkesën për azil para hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje (tetor 2015) dhe e kanë lëshuar Gjermaninë.

Sipas gazetës, rreth gjysma e punëtorëve të ardhur përmes kësaj rruge punojnë në ndërtim dhe mbi 12 për qind në hoteleri, përcjell “Albinfo.ch”. Pagesa, kështu së paku është zyrtarisht, duhet të bëhet sikur për qytetarët e BE-së.

Ndryshe, në Gjermani vijnë për të punuar njerëz edhe përtej këtij programi. Ashtu si dhe qytetarët e shteteve të tjera të treta, ata, kur kanë kualifikime të larta mund ta kërkojnë një “bluecard”. Po të numërohen edhe këta, atëherë bëhen më shumë se 27500 viza pune të dhëna për ballkanasit.

Eksperti për migracion i OECD-së, Thomas Liebig, ka thënë për “Welt” se programi i ri është pjesë e një “politike të mençur”, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë është lidhur koncepti i vendeve të sigurta të prejardhjes me një emigracion të dirigjuar pune. Edhe Agjencia Federale e Punës e lavdëron këtë praktikë të re, sepse përmes saj sigurohet fuqia e nevojshme punëtore profesionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme