Gjermania shprehet skeptike rreth idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i cili u takua sot me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati theksoi lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë se: “Javët e shkuara ne zhvilluam biseda të ndryshme me drejtues të vendeve të rajonit dhe shumë shpesh është thënë që ekziston frika e arritjes në shkëmbimin e zonave midis Kosovës dhe Serbisë dhe ekziston gjithashtu frika e një efekti domino”, raporton atsh..
Kjo, theksoi ministri gjerman, “është një frikë që ne e kemi perceptuar dhe kjo do të luajë edhe një rol sa i përket qëndrimit të qeverisë Federale në këtë drejtim. Ndaj jemi diskret dhe skeptik lidhur me këtë pikë”.
“Kjo është një çështje që do të duhet të sqarohet dhe të mrerret një vendim lidhur me këtë dhe të zgjidhet në mënyrë të tillë që të mos shkaktohen probleme të tjera shtesë përveç atyre që janë. Pra nëse korrigjimi i kufijve do të jetë pjesë e kësaj zgjidhje pëkundrejt kësaj ne jemi skeptikë dhe të përmbajtur”, u shpreh Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.