Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pas largimit të Eglit Tako nga gara e Big Brother VIP Albania.

Një video që po qarkullon me të madhe në platformën X (ish-Twitter) ka nxitur reagime të shumta, duke bërë që ndjekësit ta akuzojnë për mungesë empatie ndaj Eglit.

Në videon e shpërndarë, Gjesti shfaqet në kuzhinë duke përgatitur diçka, ndërkohë që kërkon cigaret e Eglit: “A e din ku i ka lënë Egli cigaret, se qitash këta shkojnë e i marrin”, dëgjohet të thotë ai, pa shfaqur asnjë emocion lidhur me largimin e saj nga shtëpia.

Ky moment ka shkaktuar irritim tek publiku, i cili e ka konsideruar të ftohtë reagimin e tij, duke vënë në dukje se ai nuk u shpreh i shqetësuar për daljen e Eglit, por u interesua vetëm për sendet e saj personale.

Lidhja mes Eglit dhe Gjestit ka qenë një nga më të komentuarat brenda shtëpisë së BBVA.

Përgjatë këtij edicioni, marrëdhënia e tyre ka kaluar në faza të ndryshme, nga afrimiteti dhe momentet romantike, deri tek debatet e forta dhe ndarjet e shpeshta.

Largimi i papritur i Eglit për arsye shëndetësore ka tronditur publikun, ndërsa qëndrimi i Gjestit ka bërë që shumë ndjekës ta akuzojnë për mungesë ndjeshmërie ndaj saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme