Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, sërish do famë në krah timin

Gjesti ka folur së fundmi me Rozana Radin pas intervistës së Xheneta Fetahut në Fan Club.

Modelja kishte thënë se mendoi që banori i BBVA po e priste jashtë dhe se do të flisnin me njëri-tjetrin.

Në bisedën me këngëtaren, ai thotë se ka përfunduar çdo gjë me të dhe se ka përjetuar shumë gjëra të këqija brenda.

Gjesti thotë se nuk e di si ka fytyrë të dalë e të flasë pas gjithë atyre që kanë ndodhur.

“Më dëgjo. Ajo ka prit me fjalë të saj, me fjalë. Mund të them gjithçka se tash mundesh me kuptu një gjë. Ne brenda kemi qenë tmerr, nuk ka pasur ajo ndjenja për mua. Kurrë nuk më ka dashur. Po tash si ka fytyrë të thotë edhe sot del që unë kam menduar që më pret jashtë”, tha ai.

Tutje shtoi: “Edhe pasi u dal shikon me bë emër në shtëpinë tem. Ish e dashura me u përfol, akoma shikon të kapet te unë. Do me u cilësu si ish e dashura që akoma e do, kjo është vetëm lojë. Thjesht lojë, edhe jashtë po e bën. Si ke fytyrë me thënë kam menduar që akoma më pret, pas gjithë atyre gjërave. Pasi kam dalë nga aty kam thënë në emision jashtë se s’kam me pas asgjë me të”.

“Unë e di sa kam heq, sa më ka shkelur e si ka fytyrë të thotë, sërish po do famë a në krah temin, mos e bëj se dukesh shumë e pafytyrë sidomos me i qit ata lot false”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme