Gjetaj: S’mund të krenohemi me të arriturat tona për të pagjeturit

Familjarët e personave të zhdukur janë të pakënaqur me punën e bërë deri më tani pasi numri i të pagjeturve vazhdon të jetë i madh.

Në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, kreu i këtij komisioni, Prenk Gjetaj, ka thënë se deri tani janë gjetur vetëm 9 mbetje mortore dhe se shumë lokacione janë mbyllur pa rezultate.

“Ne do të punojmë edhe më tej për të zbardhur fatin e të pagjeturve, por nuk mund të krenohemi me atë që kemi bërë”, ka thënë Gjetaj.

Tutje, ai tha se nuk pajtohet as me pjesëmarrjen e institucioneve në Konferencën e Gjenevës, e cila u mbajt në fundin e qershorit.

“Pavarësisht që ajo ishte për të gjetur zgjidhje për këtë problem, aty nuk kanë qenë ICMP e as EULEX–i, edhe pse roli i tyre në këtë çështje është thelbësor”, ka thënë Gjetaj.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë se kanë qenë bashkë me Gjetajn në Kizhevak dhe aty u kanë thënë se nuk kanë gjetur asgjë.

“Serbët, asnjë lokacion, prej Rudnicës e më poshtë, nuk e kanë përfunduar si duhet, por të gjitha i kanë lënë në gjysmë. Duhet të ndërpriten të gjitha bisedimet. Dhe këtë duhet ta bëjnë institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtarët që janë këtu”, deklaroi Qerkini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme