Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës është gjetur sot pa shenja jete, në ditën e dytë të operacionit të kërkim-shpëtimit.
Sipas Policisë, rasti ishte raportuar dje rreth orës 13:00, pasi ishte marrë informata se një person kishte hyrë në ujërat e Liqenit të Batllavës dhe më pas nuk ishte parë të dilte.
“Menjëherë pas pranimit të informatës janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore lidhur me rastin”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetit, Enis Pllana.



