Gjilan, humb jetën një 6-vjeçar bie në bunar

Një fëmijë 6-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë në një bunar afër shtëpisë së tij në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar rastin për portalin Koha.net.

Ai ka thënë se policia ka marrë një informacion se në orët e pasdites një fëmijë ka rënë në një pus dhe njësitet e policisë menjëherë kanë ndalë në vendin e ngjarjes ku sipas tij mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas Hashanit nga informacionet e para mësohet se fëmija ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka rënë në një bunar të pashfrytëzuar i cili gjendej 100 metra afër shëtisë së tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme