Greqi: Kapen mbi 100 kg kanabis nga Shqipëria, 5 persona në pranga

Policia greke ka bllokuar një tjetër sasi narkotikësh në lokalitetin Kalpaq, 20 kilometra nga kufiri shqiptar. Sipas autoriteteve greke, në pranga janë vënë 5 persona, 3 prej të cilëve grekë dhe dy shtetas shqiptarë, një femër 21 dhe një mashkull 26 vjeç.

Policia greke sqaron se droga ishte ngarkuar në kufirin shqiptar, në zonën pranë Kakavijës dhe ishte vendosur në automjetin e shtetases greke, e cila për të kaluar në pikat e kontrolleve pa u vënë re kishte marrë fëmijën e saj 4-vjeçar me vete.

Në bagazhin e automjetit u gjetën 4 thasë, pesha e të cilëve ishte 104 kilogramë kanabis. Ndërsa personat e tjerë u arrestuan pak kilometra më tej, si të dyshuar se kishin organizuar trafikimin e lëndës narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një pistoletë me presion ajri dhe dy automjetet.

Ndaj të arrestuarve u ngritën akuzat e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve dhe krijim i organizatës kriminale. Ata do të dërgohen në Gjykatën e Janinës për masën e sigurisë paraditen e së shtunës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme