Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka mirëpritur këtë grant dhe ka falënderuar organizatën zvicerane për vlerësimin e lartë për këtë komunë.
“Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Për herë të parë DEMOS shpërnblen komunën tonë me një grant prej 205 mijë euro. Me këto para dhe me participimin Komunës do të fillojmë me ndërtimin e pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës”, e cila kap shumën e mbi 350 mijë eurove. Faleminderit edhe koordinatorit të SMPK dhe zyrtarëve komunal për performancë për punën e mirë që e kanë bërë”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në Gjilan udhëhiqet nga Ibrahim Ademi dhe së bashku me 12 zyrtarët tjerë të Komunës për çdo vit raportojnë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për planifikimin dhe realizimin vjetor.