Gjobiten 459 drejtues të automjeteve në gjithë territorin e shtetit

Gjatë ditës së djeshme në kontrollin e përforcuar rrugor në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 459 drejtues.

Prej tyre, siç kumtuan sot nga MPB, 80 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa 15 automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Më pas 205 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në një vendbanim ndërsa 254 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme