Gjobiten 92 shoferë në Shkup, 29 për tejkalim të shpejtësisë

Punonjës policor në qytetin e Shkupit kanë vijuar me kontrollet e shpeshtuara për respektimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes së veturave në komunikacion, me ç’rast ka sanksionuar 92 shoferë.

“Në kuadër të kontrolleve aksionare, policia gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 92 gjoba, nga të cilat 29 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, katër masa për drejtim mjeti pa patentë shofer si dhe 13 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave”, thuhet në njoftim.

Siç informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Nga aty apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme