Gjonbalaj: Frikësohem se nuk është vetëm një Buça, por ka shumë Buça të tjera

 

 Lufta në Ukrainë ka një dimension tjetër nga ajo që ne si gazetarë të vjetër kemi përjetuar në luftën e Kosovë, kështu u shpreh në Programin 200 në Alsat, Afrim Gjonbalaj, Zyrtar i NATOS-s, shkruan Alsat.

“Kjo ka një dimension tjetër, dhe ai dimension është ku një shtet shumë më I fortë siç është Rusia me gjithë makinerinë ushtarake ka filluar që të përndjek popullatën civile, dhe cili është qëllimi i vetë regjimit të Moskës aty ka shumë hipoteza, dhe çdo hipotezë që ne e nxjerrim në pah nuk del ndokund se është e vërtetë. Unë frikësohem se nuk është vetëm një Buça por ka shumë Buç të tjera të cilat do të zbulohen në ditët në vijim”, tha Gjonbalaj.

Ai shtoi se këtu shihet qartë strategjia e vetë administratës së Putinit është që të përndjekë popullatën civile  dhe të krijohet një kaos total ekonomik, të shkatërrohet ekonomia ukrainase, por edhe të rrezikohet vetë Evropa me refugjatë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme