Gjorçev: Albin Kurti nuk mund të sjell demokraci në Maqedoni (Video)

Pas deklarateve nacionaliste kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në Maqedoni, deputeti Vllatko Gjorçev ka folur për demokracinë në Maqedoni duke theksuar se ai nuk pret që demokraci në Maqedoni të sjell Albin Kurti, ish-kreytar dhe deputet i Vetëvendosjes në Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Maqedonia dhe Ballkani janë në një vend specifik. Unë nuk mund të pranoj që demokraci në Maqedoni të sjell Albin Kurti, i cili erdhi këtu në shesh për të na treguar demokraci. Albin Kurti, të nderuar zotërinj, i cili erdhi këtu në sheshin e Shkupit, erdhi këtu për të na sjellë ”Revolucionin Laraman”. Albin Kurti në dokumentet e partisë së tij në Kosovë nuk shkruan ”Marrëveshja e Ohrit” dhe më shumë të drejta njerëzore, por qartë, e zeza në të bardhë shkruan qartë, lëvizja e madhe shtetërore. Nuk thotë vetëm pavarësi për Kosovën por thotë ribashkim që e prek edhe Republikën e Maqedonisë, ribashkim që e prek kryeqitetin e Maqedonisë, ribashkim që e prek Kumanovën, ribashkim që e prek Kërçoven dhe shumë fshatra tjerë të Maqedonisë. Të nderuar të pranishëm, Albin Kurti nuk mund të sjell demokracinë e tij në Maqedoni.” tha deputeti Gjorçev, i cili edhe më herët ka ngacmuar tema etnike nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme