Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 09:25
Anëtari i lartë i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka theksuar se BDI dhe VMRO-DPMNE janë kundër zbardhjes së rasteve Monstra, Sopoti, Neshkovski, etj.
“Pas Talat Xhaferit edhe shefi i tij Nikolla Gruevski doli me qendrim se nuk do te votojne asnje nga kerkesat e Prokurorise Speciale, gjegjesishte ligjin per deshmitaret e mbrojtur. Me kete edhe njeher haptazi ky koalicion i se keqes VMRO-BDI i thane qytetareve se jane kunder zbardhjes se rasteve MONSTRA, SOPOTI, NESHKOVSKI etj…!!!!
Athua pse nuk duan qe te zbardhen keto raste???
BDI si do ta arsyetoni para qyetareve edhe kete here vazalitetin Tuaj ndaj VMRO DPMNE-se dhe Gruevskit?!!!…”, ka nënvizuar Zekiri. Kryetari i VMRO-DPMNE theksoi se nuk do të votojnë kërkesat e Prokurorisë Speciale për dëshmitarët e mbrojtur, zgjatjen e afatit të hetimeve si dhe plotësimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.